Murati diskuton me sindikatat dhe odat ekonomike për pagën minimale

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka zhvilluar një takim konsultativ me përfaqësues të sindikatave të punonjësve të sektorit privat dhe odave ekonomike për të diskutuar rritjen e pagës minimale.

Gjatë këtij takimi, Murati theksoi rëndësinë e pagës minimale si një mjet për mbrojtjen e punëtorëve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës. Ai tha se është e domosdoshme që rritja e pagës minimale të reflektojë kushtet aktuale të tregut dhe kapacitetet e ndërmarrjeve për ta përballuar atë.

Murati kujtoi se qeveria ka rritur pagën minimale për herë të parë pas më shumë se dhjetë viteve dhe ka premtuar rishikimin e saj të përvitshëm. Pasi dëgjoi sugjerimet e sindikatave dhe rekomandimet e odave ekonomike, ministri premtoi se do të marrë parasysh këto propozime në formulimin e pagës së re minimale që do të procedohet për miratim nga qeveria.

Ai falënderoi pjesëmarrësit për kontributin e tyre në këtë dialog të rëndësishëm social.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *