Ramiz Lladrovci po planifikon të largohet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për të krijuar një subjekt të ri politik, me synimin për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme nacionale.
Burime të gazetës Nacionale bëjnë të ditur se Lladrovci ka nisur të ndërtojë një listë kandidatësh për deputetë, duke përfshirë figura të njohura politike dhe ushtarake. Edhe pse disa nga këta individë kanë mohuar përfshirjen, Lladrovci mbetet i vendosur për krijimin e partisë së re.
Ndërkohë, Lladrovci ka vënë disa kushte për PDK-në, duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit aktual të partisë, Memli Krasniqi, deri më 10 nëntor. Nëse kushtet e tij pranohen, ai është i gatshëm të bashkojë listën e tij me PDK-në.
Lladrovci, i cili fitoi zgjedhjet për kryetar të Drenasit më 12 tetor me subjektin e tij të ri “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin” (PDKRLl), ka qenë kritik ndaj vendimeve të PDK-së, sidomos pas zgjedhjes së Petrit Hajdarit si kandidat për kryetar të Drenasit nga ana e Kryesisë së partisë.

Leave a Reply