Njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” fillon punën përsëri

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se njësia B2 e Termocentralit Kosova B ka rifilluar prodhimin e energjisë.

Sipas njoftimit, kjo njësi ka rinisur punën dje rreth mesditës, duke arritur një kapacitet prej 290 MWh. Ajo ishte ndalur më 26 tetor 2025 për shkak të rrjedhjeve në kaldajë.

Ekipet teknike të KEK-ut janë mobilizuar menjëherë për të riparuar defektet, duke punuar pandërprerje për të rikthyer njësinë në funksion normal. Korporata sqaroi se ndalimet teknike në termocentrale janë të zakonshme dhe rrjedhin nga konsumimi i pajisjeve, të cilat përmbajnë mbi 500 kilometra gypa.

KEK thekson se problematika të tilla teknike janë të zakonshme dhe adresohen rregullisht nga profesionistët. Kompania thekson se këto ndërprerje nuk lidhen me projektet madhore të modernizimit të turbinave në termocentral, që janë investime të rëndësishme për të ardhmen e korporatës.

Gjithashtu, KEK siguron konsumatorët për stabilitetin e furnizimit me energji elektrike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *