Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Kosova ka përparuar në Indeksin e Sundimit të Ligjit për vitin 2025, sipas Projektit të Drejtësisë Botërore.
Sipas raportit, ndërsa shumica e botës po përballet me sfida në këtë fushë, Kosova është ndër vendet e pakta që ka shënuar përmirësim. Kurti theksoi se Kosova renditet e treta në rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, dhe e dyta ndër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ai vuri në pah progresin e qëndrueshëm të vendit në pesë vitet e fundit. Në kontekstin e Ballkanit Perëndimor, Kosova kryeson në katër fusha kyçe: kufizimet ndaj pushtetit qeveritar, rendi dhe siguria, mungesa e korrupsionit dhe qeverisja e hapur.
Kryeministri Kurti deklaroi se këto rezultate dëshmojnë drejtimin e duhur dhe theksoi angazhimin për të përforcuar sektorin e drejtësisë në të ardhmen.

Leave a Reply