Ulutash viziton EUFOR-in në Bosnje, thekson koordinimin me KFOR-in

Gjeneralmajor Ozkan Ulutaşh, komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), ka vizituar sot selinë e misionit të BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë (EUFOR-Althea) në kampin Butmir, Sarajevo.

Gjatë takimit me gjeneralmajor Florin-Marian Barbu, komandantin e EUFOR-it, dhe gjeneral brigade Uberto Incisa di Camerana, zëvendëskomandantin e këtij misioni, është theksuar rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë mes KFOR-it dhe EUFOR-it. Diskutimet janë përqendruar në mbështetjen që KFOR-i ofron për sigurinë në Kosovë dhe përpjekjet për forcimin e stabilitetit në rajon.

Gjeneralmajor Ulutaşh ka riafirmuar angazhimin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për qytetarët e Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me EUFOR-in dhe Shtabin e NATO-s në Sarajevë, si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për paqen në Ballkanin Perëndimor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *