Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë publike disa detaje pas takimit me partitë politike lidhur me krijimin e shumicës për formimin e Qeverisë së re.
Osmani ka theksuar se disa parti kanë deklaruar qartë se nuk kanë numrat e nevojshëm, ndërsa kryetari i LVV-së ka kërkuar pak më tepër kohë për të verifikuar mundësitë e krijimit të shumicës. Në lidhje me kërkesat për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, Osmani ka përmendur rolin e saj si presidente, duke theksuar se Kushtetuta e obligon atë të bëjë çdo përpjekje për të shmangur zgjedhjet e reja.
Ajo ka garantuar se do të veprojë në përputhje me këto detyrime. “Detyrimi im si presidente është të bëj çmos për të evituar zgjedhjet e reja.
Partitë kanë qëndrimet e tyre, por detyra ime është të respektoj Kushtetutën”, ka deklaruar Osmani me vendosmëri.

Leave a Reply