Në një intervistë të fundit në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Samantha Shkreli, një vajzë me origjinë nga Shkodra, ndau përvojën e saj unike si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara në garën ndërkombëtare Miss Globe.
Ajo u shpreh se ishte një moment historik të përfaqësonte Amerikën si vajza e parë shqiptare në këtë konkurs. Samantha u përzgjodh nga organizata Miss Globe USA për angazhimin e saj në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, duke theksuar se ka marrë pjesë në konkurse bukurie për shtatë vite dhe u rendit si shoqëruese e dytë në Miss Globe më 15 tetor.
Kur u pyet për reagimet ndaj përfaqësimit të saj, Samantha theksoi se shumë njerëz ishin të lumtur, duke shtuar se Amerika është vendi i emigrantëve dhe se askush nuk është plotësisht amerikan. Ajo e përshkroi detyrën si një nder të madh, veçanërisht duke ardhur nga një familje emigrantësh shqiptarë.
Për Samanthën, ky përfaqësim është më shumë se një konkurs, është një mundësi për të promovuar kauzat që ajo mbështet dhe për të frymëzuar të rinjtë shqiptarë në mbarë botën.

Leave a Reply