Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti kanë paralajmëruar se Kosova mund të përballet me zgjedhje të shpeshta gjatë muajve të ardhshëm.
Sipas tyre, zgjedhje të reja mund të mbahen në dhjetor, dhe nëse nuk zgjidhet presidenti me shumicën e nevojshme prej 80 votash, një raund tjetër zgjedhjesh mund të ndodhë në mars. Osmani theksoi se kjo situatë e mundshme do të ishte sfiduese jo vetëm për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), por edhe për qytetarët, të cilët do të mbeteshin për një periudhë të gjatë pa institucione të qëndrueshme.
Ajo përmendi që, nëse nuk arrihet kuorumi i nevojshëm, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja. Kurti gjithashtu shprehu shqetësimin se, nëse nuk arrihet një marrëveshje për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, zgjedhjet mund të përsëriten.
Ai theksoi nevojën për një koalicion të gjerë që të sigurojë votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit, për të shmangur kështu zgjedhjet e shpeshta.

Leave a Reply