Në rajonin lindor të Donetskut në Ukrainë, Rusia ka dislokuar rreth 170 mijë trupa, duke synuar të marrë kontrollin e bastionit të Pokrovskut, sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
Ai theksoi se situata në Pokrovsk është e vështirë, por hodhi poshtë pretendimet ruse se qyteti është plotësisht i rrethuar. Zelenskyy pranoi se disa njësi ruse kanë depërtuar në qytet, por siguroi se forcat ukrainase janë duke i larguar ato.
Në një konferencë për shtyp në Kiev, ai deklaroi se “ka rusë në Pokrovsk,” por po asgjësohen gradualisht për të ruajtur personelin ukrainas, raporton AP. Në të kaluarën, Ukraina është tërhequr nga disa zona për të shmangur humbje të mëdha, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore përballë forcave të mëdha ruse.
Ndërkohë, presidenti rus, Vladimir Putin, ka theksuar përparimet në fushëbetejë, megjithëse ato kanë qenë të ngadalta dhe me kosto të lartë. Nga ana tjetër, Ukraina po kundërpërgjigjet duke sulmuar objektiva brenda Rusisë.
Sipas Vasyl Maliuk, shefi i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, janë kryer mbi 160 sulme me rreze të gjatë ndaj objekteve të naftës ruse që nga fillimi i vitit, prej të cilave 20 vetëm gjatë muajve të fundit.

Leave a Reply