Osmani dhe Radoniqi bisedojnë për procesin zgjedhor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe balotazhin e planifikuar për 9 nëntor.

Gjatë bisedës, Radoniqi informoi presidenten mbi administrimin e procesit zgjedhor dhe hapat që po ndërmerren për t’i përmirësuar ato në përputhje me standardet më të larta të transparencës dhe profesionalizmit. Diskutimet u përqendruan gjithashtu në funksionimin e përgjithshëm të KQZ-së dhe përpjekjet për të avancuar proceset zgjedhore në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *