Gjenerali Ozkan Ulutash, komandanti i KFOR-it, ka zhvilluar një takim me Mark Fleming, drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Perëndimore Qendrore në Departamentin amerikan të Shtetit.
Në këtë takim, Fleming ishte i shoqëruar nga Anu Prattipati, e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane. Gjatë diskutimeve, theksi u vendos mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe përparimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Gjenerali Ulutash ripërsëriti përkushtimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ai gjithashtu vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për siguri dhe stabilitet në rajon, duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi në përmirësimin e kushteve të sigurisë në Kosovë.

Leave a Reply