Në kuadër të aktiviteteve sindikale për nderimin e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, Sindikata e Policisë së Kosovës organizoi një vizitë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Kjo vizitë, e realizuar në bashkëpunim me drejtorin e përgjithshëm të Policisë dhe përfaqësues të sindikatave mike, u zhvillua për të nderuar familjen heroike Jashari dhe sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës. Sindikata e Policisë nënvizoi se kujtimi dhe respekti për kolegët e rënë në detyrë mbetet një burim i përhershëm frymëzimi për policët dhe qytetarët e vendit.
Ky aktivitet ishte pjesë e një sërë veprimtarish që përfshijnë edhe aktivitete sportive, të cilat kanë për qëllim të përkujtojnë dhe nderojnë sakrificat e bëra nga zyrtarët policorë.

Leave a Reply