Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, zhvilloi vizita në biznese të lagjes Arbëria, ku diskutoi me sipërmarrësit lokalë për sfidat dhe idetë e tyre.
Në një postim në Facebook, Çeku vlerësoi rolin e rëndësishëm të bizneseve lokale në ekonominë e kryeqytetit. Ai theksoi se programi i tij përfshin mbështetje të drejtpërdrejtë për bizneset, përmirësime në infrastrukturën publike dhe ndërlidhjen e aftësimeve profesionale me kërkesat e tregut të punës.
“Bashkë, për Prishtinën tonë!” ishte mesazhi i tij. Në takime, Çeku premtoi se administrata komunale do të jetë një partner aktiv për sipërmarrësit, duke nënvizuar se zhvillimi ekonomik lokal është një nga prioritetet kryesore të programit të tij.
Ai u angazhua që administrata e tij të jetë mbështetëse dhe e përkushtuar ndaj nevojave të komunitetit të biznesit në Prishtinë.

Leave a Reply