Policia e Kosovës ka bërë thirrje për ndihmë nga qytetarët në përpjekje për të identifikuar dy persona të dyshuar për një vjedhje të ndodhur në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 4 korrik në një qendër tregtare të kësaj komune, sipas burimeve zyrtare nga organet e rendit, të cilat u cituan nga Klankosova.tv. Përpjekjet e deritanishme për të identifikuar të dyshuarit nuk kanë dhënë rezultat, ndaj Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar tek qytetarët për informacion.
Çdokush që ka dijeni për identitetin ose vendndodhjen e tyre është i lutur të kontaktojë policinë më të afërt, të përdorë aplikacionin “Lajmëro Policinë” ose të telefonojë në numrat e emergjencës: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Leave a Reply