Grabitje në Gjakovë: Armë, para dhe bizhuteri mbi 8,000 euro

Në fshatin Duzhnje të Gjakovës, mbrëmjen e kaluar, është regjistruar një vjedhje e rëndë ku persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e I.

Sadrijes, një 66-vjeçar, duke marrë armë, para dhe bizhuteri të vlefshme. Ngjarja ka ndodhur më 31 tetor 2025, rreth orës 19:30.

Sipas burimeve të afërta me hetimin, Sadrija ka zbuluar se dhoma e tij e gjumit ishte e çrregulluar dhe se mungonin një armë me leje, 50 fishekë dhe një karikator. Nga shtëpia janë vjedhur gjithashtu një portofol me 1,100 euro dhe bizhuteri me vlerë rreth 7,000 euro, përfshirë tre zinxhirë, dy byzylykë, pesë unaza ari dhe një orë dore.

Pas kontrollit në shtëpinë e tij, Sadrija ka vërejtur edhe dëmtime në derën e shtëpisë së vëllait, me dëm material prej rreth 200 euro. Hetimet po vazhdojnë për identifikimin e autorëve të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, me urdhër të Prokurorit Kujdestar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *