Albert Dumani, anëtar i gjatëvjetshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Fushë-Kosovë, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga partia.
Vendimi i tij është motivuar nga zhgënjimi dhe frustrimi për padrejtësitë brenda strukturave të partisë, ku sipas tij, shpesh favorizohen individë pa kontribut, ndërsa injorohen ata që kanë dhënë shumë për LDK-në. Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, Dumani thekson se LDK-në e ka konsideruar si një shtëpi politike dhe shpirtërore, por me kalimin e kohës, ai ka ndjerë se vlerat e partisë po zbehen përballë interesave personale dhe vendimeve të padrejta.
Ai shpreh keqardhjen për largimin, por e sheh si të domosdoshëm për të ruajtur integritetin e tij personal dhe profesional. Në ditët e fundit, është raportuar se pakënaqësitë në degën e LDK-së në Fushë-Kosovë janë rritur veçanërisht pas koalicionit të arritur me PDK-në për balotazh.
Dumani falënderon kolegët për bashkëpunimin dhe shpreson që LDK të rikthehet në rrugën e saj të vërtetë.

Leave a Reply