Ministri Hekuran Murati ka kërkuar nga deputetët që të miratojnë buxhetin për vitin 2025 për komunat e Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut.
Me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, është e mundur që të votohet buxheti për këto komuna, duke u dhënë mundësi atyre të shlyejnë detyrimet financiare të mbetura për shkak të vonesës në miratimin e buxhetit. Qeveria ka dorëzuar materialin buxhetor për këto tri komuna, të cilat nuk arritën të miratojnë buxhetin brenda afatit të caktuar ligjor.
Procedura e përshpejtuar prej 72 orësh në Kuvend mund të mundësojë miratimin e shpejtë të buxheteve, duke lejuar pagesën e faturave të akumuluara që nga java e ardhshme. Murati gjithashtu u ka bërë apel deputetëve të opozitës që të lënë mënjanë mosmarrëveshjet politike dhe të veprojnë në të mirën e qytetarëve, duke filluar me krijimin e komisioneve parlamentare dhe votimin e buxheteve për komunat e përmendura.

Leave a Reply