E ardhmja e drejtimit të Bashkisë së Tiranës është në duart e Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të vendosë nëse Erion Veliaj do të vazhdojë detyrën nga burgu apo nëse do të mbahen zgjedhje të reja për kryeqytetin.
Vendimi pritet brenda 30 ditëve pas seancës maratonë 7-orëshe ku Veliaj u përball me qeverinë dhe presidencën, duke kundërshtuar shkarkimin dhe dekretin presidencial për zgjedhjet e 9 nëntorit. Nëse gjykata bie dakord me Veliajn, ai mund të kthehet në post dhe zgjedhjet do të anulohen.
Në të kundërt, në Tiranë do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme, por jo në datën e dekretuar nga presidenti Bajram Begaj, pasi kjo është ezauruar. Sipas juristit Ilir Rusmailit, nëse rrëzohet kërkesa e Veliajt, zgjedhjet duhet të mbahen brenda një afati prej 30 deri në 45 ditësh pas vendimit të gjykatës.
Nëse vendoset për zgjedhje të reja, ato mund të zhvillohen në dhjetor, ndërsa skenari më i vonshëm është 14 janari. Deri atëherë, mbetet të shihet vendimi përfundimtar i gjykatës.

Leave a Reply