Në ndeshjen e sotme, rivaliteti i lartë mes dy tifozerive ka shtuar masat e sigurisë nga Policia e Kosovës.
Për të parandaluar përplasjet, policia ndaloi hyrjen e autobusëve të tifozëve mitrovicas në Vushtrri. Megjithatë, tifozët tentuan të hyjnë në qytet në këmbë.
Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë tifogrupin “Forca” të mbledhur para stadiumit, në pritje për një përballje të mundshme. Pas përfundimit të ndeshjes, anëtarët e “Forca” marshuan drejt vendit ku ishin ndaluar tifozët e “Torcida”, duke kërkuar përplasje.
Në video të tjera, shihet Policia e Kosovës duke ndërmjetësuar mes dy grupeve, duke përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë dhe për të parandaluar një konflikt të mëtejshëm. Këto masa ishin të nevojshme për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike.

Leave a Reply