Marash Kumbulla nuk do të mund të kontribuojë në ndeshjen e ardhshme të Kombëtares së Shqipërisë kundër Serbisë më 11 tetor, për shkak të një dëmtimi të pësuar me klubin e Mallorca. Gjatë ndeshjes kundër Atletico Madrid, ai pësoi tërheqje muskulare dhe u detyrua të largohet nga loja para përfundimit të pjesës së parë. Mediat spanjolle raportojnë se Kumbulla do të mungojë për të paktën një muaj. Kjo mungesë është një “goditje” e madhe për trajnerin Sylvinho, i cili duhet të përballet me sfidën e riorganizimit pa këtë lojtar kyç në fazën ofensive.

Leave a Reply