Një burrë 76-vjeçar është gjetur i vdekur në rrugën “Fan Noli” në Prishtinë këtë pasdite, sipas njoftimit të Policisë së rajonit të Prishtinës.
Zëdhënësi Enis Pllana ka bërë të ditur se ngjarja u raportua rreth orës 16:00, kur u mor informacioni për një person pa shenja jete në këtë zonë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, autoritetet policore dhe ekipi i mjekësisë emergjente mbërritën në vendngjarje, ku konfirmuan vdekjen e personit.
Aktualisht, hetimet janë duke u zhvilluar për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

Leave a Reply