Rrëshqitjet e dheut në Kenia: 21 viktima dhe 31 të zhdukur

Në Kenian perëndimore, shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan një rrëshqitje dheu të premten, duke lënë pas 21 viktima dhe 31 persona të zhdukur.

Ministri i Brendshëm i Kenias, Kipchuba Murkomen, njoftoi se operacionet e kërkim-shpëtimit janë pezulluar përkohësisht, por do të rifillojnë të dielën. Ai u bëri thirrje banorëve afër lumenjve dhe zonave të prekura që të zhvendosen në vende më të sigurta.

Nga ngjarja, 25 persona janë plagosur rëndë dhe janë transportuar me helikopter në Eldoret, një qytet në perëndim të vendit. Kryqi i Kuq i Kenias ka publikuar imazhe ajrore që tregojnë përmasat e rrëshqitjes së dheut dhe po bashkëpunon me qeverinë për përpjekjet e shpëtimit, duke përfshirë transportin ajror të të plagosurve.

Sezoni i shirave vitin e kaluar, i përkeqësuar nga fenomeni El Nino, kishte pasoja të rënda në Kenia dhe vendet fqinje si Tanzania, Etiopia dhe Uganda. Ekipet e shpëtimit janë në terren për të siguruar ndihmën e nevojshme për të plagosurit dhe të zhvendosurit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *