Një pasagjer që udhëtonte përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” u kap nga Dogana e Kosovës me 1.518,89 gram stoli argjendi të pa deklaruara. Pasagjeri kishte kaluar nëpër kanalin e gjelbër, i cili është për ata pa mallra për deklarim, por u përzgjodh për kontroll të detajuar. Pas zbulimit të stolive, ai paraqiti faturën me vlerë 2.457,58 euro. Shmangia doganore llogaritej në 732,40 euro. Mallrat janë sekuestruar dhe janë duke iu nënshtruar procedurave ligjore, ndërsa ndaj pasagjerit është nisur një procedurë për kundërvajtje doganore.

Leave a Reply