Një pjesëtar i policisë së Serbisë është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Jarinje, sipas njoftimit të policisë.
Në automjetin e tij, me targa të Beogradit, u gjetën dhe u konfiskuan 51 fishekë, 9.900 euro dhe 26.000 dinarë serbë. Gjatë kontrollit, autoritetet sekuestruan edhe dokumente personale të të dyshuarit, përfshirë kartelën e identifikimit dhe distinktivin e policisë së Serbisë, kartelën e sindikatës së policisë serbe, letërnjoftimin e Serbisë dhe Kosovës, pasaportën e Serbisë, si dhe një palë spaleta të uniformës, një palë dorëza dhe një USB.
Me urdhër të prokurorit, individi është vendosur në mbajtje. Ngjarja është regjistruar më 1 nëntor 2025 dhe hetimet për rastin po vazhdojnë.
Kjo ngjarje lidhet me dyshimin për import, eksport, furnizim dhe transport të paautorizuar të armëve apo materialeve plasëse.

Leave a Reply