Figura politike nderojnë ish-kryeministrin Fatos Nano

Homazhet për nder të ish-kryeministrit Fatos Nano nisën sot që në orën 08:30, në Pallatin e Kongreseve, ku familjarët e ngushtë pritën ngushëllimet e dhjetëra qytetarëve nga e gjithë Shqipëria.

Nano, i cili ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare më 31 tetor, kishte vuajtur prej kohësh nga probleme kronike shëndetësore. Personalitete të njohura politike si Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Arben Malaj, ishin ndër të parët që mbërritën për t’i dhënë lamtumirën ish-liderit të majtë.

Në ceremoninë e homazheve, të pranishëm ishin edhe bashkëshortja, Xhoana Nano, fëmijët dhe ish-bashkëshortja Rexhina. Në pjesën e dytë të ceremonisë pritet të marrin pjesë përfaqësues të trupit diplomatik dhe figura të tjera të politikës.

Kryeministri Edi Rama, pasuesi i Nanos në krye të Partisë Socialiste, do të mbajë një fjalim për nder të tij. Pas ceremonisë shtetërore, Nano do të përcillet në banesën e fundit në një ceremoni private familjare.

Fatos Nano, i cili drejtoi qeverinë shqiptare tre herë, mbetet një figurë kyçe e tranzicionit dhe reformator i Partisë Socialiste.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *