Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kryer homazhe në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, për të nderuar ish-kryeministrin e ndjerë të Shqipërisë, Fatos Nano, i cili ndërroi jetë të premten në moshën 73 vjeç.
Gjatë vizitës së tij, Kurti shoqërohej nga Albulena Haxhiu, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës. Përveç homazheve, Kurti ka lënë edhe një mesazh në librin e zisë, duke përkujtuar kontributin e Fatos Nanos si një figurë e rëndësishme dhe udhëheqës historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Leave a Reply