Kurti dhe Rama bashkohen në homazhet për Fatos Nanon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Kosovës, Albin Kurti, janë takuar të dielën gjatë ceremonisë së homazheve për ish-kryeministrin Fatos Nano.

Pasi Rama përfundoi fjalimin në Pallatin e Kongreseve, arkëmorti i Nanos u dërgua drejt Kryeministrisë, duke kaluar simbolikisht përpara ndërtesës që ai e kishte drejtuar për disa vite. Gjatë ceremonisë përpara Kryeministrisë, Rama dhe Kurti u panë duke ecur së bashku dhe duke shkëmbyer disa fjalë.

Ky takim u shoqërua me një shtrëngim të rrallë duarsh, duke pasur parasysh marrëdhëniet e ftohta politike mes tyre. Në sfond të kësaj ngjarjeje, ish-ministri i Brendshëm dhe kandidati për kryeministër, Fatmir Xhafaj, po vëzhgonte nga afër momentin mes dy liderëve.

Pas ceremonisë shtetërore, Fatos Nano do të përcillet për në varrezat e Sharrës, ku do të prehet në banesën e fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *