Krasniqi: Trashëgimia e Zhitit dhe Fazliut jeton përmes veprës sonë

Pas homazheve, Krasniqi theksoi se vizita tek varret e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut nuk ishte vetëm për të vendosur lule, por për të ritheksuar se trashëgimia e tyre mbetet e gjallë në kujtesën e popullit dhe në veprat e atyre që i përkushtohen një Kosove të lirë dhe të zhvilluar.

Krasniqi nënvizoi se 36 vite pas rënies së tyre, idealet e këtyre heronjve janë ende të freskëta. Ata dëshmuan se fjala dhe pushka mund të bëhen një dhe se dashuria për atdheun tejkalon frikën nga vdekja.

Fryma e tyre u bë udhërrëfyese për brezat që më vonë u angazhuan në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë kontekst, ai përmendi se veprat e tyre vazhdojnë të frymëzojnë rrugën drejt një Kosove të pavarur dhe të zhvilluar, duke theksuar rëndësinë e kujtesës kolektive në përpjekjet për të ardhmen e vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *