LVV ngre shqetësime për nënkryetarin e Listës Serbe në Obiliq

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Obiliqit, Sami Ahmeti, ka kritikuar kryetarin e komunës, Xhafer Gashi, duke e akuzuar se po mbron individë të lidhur me strukturat ilegale serbe në Kosovë.

Ahmeti përmendi nënkryetarin serb të Komunës së Obiliqit, Sllavisha Jakovleviq, i cili përfaqëson Listën Serbe. Ahmeti theksoi se pas mbylljes së institucioneve ilegale serbe nga autoritetet kosovare, disa zyrtarë ende vazhdojnë të mbajnë pozita në Obiliq.

Ai shprehu shqetësim se ndërmarrja publike “Obilić”, e regjistruar në Serbi, mbetet aktive me Jakovleviq si përfaqësues ligjor, ndërsa ai mban një post zyrtar në komunë. Ai e konsideron këtë si një shkelje të rëndë të sovranitetit të Kosovës dhe paralajmëron veprime ligjore kundër atyre që lejojnë aktivitetet ilegale.

Ahmeti beson se me ardhjen e kryetarit të ri, Halil Thaçi, qeverisja do të jetë më transparente dhe në përputhje me ligjet e Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *