Manchester City ka triumfuar me rezultat 3:1 ndaj Bournemouth në ndeshjen e javës së 10-të të Premier League.
Që në pjesën e parë, City arriti të vendosë bazat e fitores. Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, realizoi dy herë, duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Nga ana tjetër, për Bournemouth, ishte Adams ai që shënoi golin e vetëm të ekipit mysafir. Në fraksionin e dytë të lojës, City e vulosi fitoren me një gol të mesfushorit O’Reilly, duke e çuar rezultatin në 3:1.
Kjo fitore e ngjit Cityn në vendin e dytë të renditjes me 19 pikë, ndërsa mbetet gjashtë pikë pas liderit të kampionatit, Arsenalit, që ka grumbulluar 25 pikë.

Leave a Reply