Kombëtarja e Kosovës ka triumfuar përsëri ndaj Britanisë së Madhe, duke siguruar kualifikimin në fazën e dytë të eliminatoreve për Kupën e Botës 2027.
Pas fitores me rezultat 26-32 në ndeshjen e parë, “Dardanët” vazhduan me performancë të shkëlqyer, duke fituar edhe ndeshjen e dytë me rezultat 30-35. Në pjesën e parë, Kosova tregoi forcë, duke krijuar një epërsi prej katër golash (17-13).
Në pjesën e dytë, ata arritën ta ruajnë këtë avantazh, duke përfunduar me një rezultat të përgjithshëm 35-30, duke fituar kështu 18-17 në pjesën e dytë. Me një rezultat të përgjithshëm prej 67-56 nga të dyja ndeshjet, Kosova kalon në fazën e ardhshme të kualifikimeve.
Megjithatë, ende nuk është e qartë se cili do të jetë kundërshtari i tyre në këtë fazë. Për të siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës, Kosova duhet të kalojë gjithsej tre faza kualifikuese.

Leave a Reply