Një incident me therje ka ndodhur pasditen e sotme në një lokal në komunën e Istogut, ku janë përfshirë dy të rinj.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se rreth orës 18:35, autoritetet janë informuar për një përleshje që ka ndodhur në këtë lokal. Si rezultat, dy persona janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog, me dyshimin se janë plagosur me thikë.
Aktualisht, njësitë policore janë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetime intensive për të përcaktuar arsyet dhe rrethanat e incidentit. Përleshja është zhvilluar mes dy individëve, identifikuar si V.
Qekaj dhe Sh. Nicaj.
Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur më tej ngjarjen.

Leave a Reply