Ambasada gjermane në Kosovë ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm në vendosjen e drejtësisë për sulmin terrorist të Banjskës, që ndodhi dy vjet më parë. Në një deklaratë, ambasada theksoi se Milan Radoiçiqi, i cili është vetëdeklaruar si udhëheqësi i sulmit, vazhdon të jetë i lirë në Serbi, ndërsa drejtësia për vrasjen e policit Afrim Bunjaku ende nuk është vendosur, pavarësisht premtimeve. “Kjo mosndëshkueshmëri e qartë është e papranueshme,” ka theksuar ambasada, duke kërkuar llogaridhënie dhe drejtësi pa vonesa. Edhe misione të tjera diplomatike në Kosovë kanë përkujtuar këtë ngjarje, duke bërë thirrje për drejtësi.

Leave a Reply