Presidentja Osmani viziton Njësinë Operacionale të FSK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me gjenerallejtnant Bashkim Jasharin, vizituan Njësinë Operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjatë vizitës, Osmani theksoi se ushtarakët janë përgatitur sipas standardeve ushtarake të Shteteve të Bashkuara, duke qenë gjithmonë të gatshëm për ta mbrojtur vendin në çdo situatë. Ajo shprehu krenarinë për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, duke i cilësuar si zemrën e pathyeshme të Kosovës.

Osmani theksoi se ata mbajnë jo vetëm uniformën shtetërore, por edhe përgjegjësinë për lirinë e arritur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *