Fatmir Limaj, kryetari i Nismës, ka shprehur në emisionin “Frontal” të T7 se dy partitë kryesore në vend kanë mundësinë për të krijuar një alternativë të re politike.
Ai theksoi se Nisma është e hapur për t’u bërë pjesë e një koalicioni në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Limaj vuri në dukje se qytetarët kërkojnë veprime konkrete dhe jo vetëm premtime për ndryshim.
Ai u bëri thirrje partive të mëdha që të bashkojnë zërin opozitar për një qeveri të re. Sipas tij, për të bërë ndryshim, opozita duhet të paraqesë veprime konkrete që të ofrojnë një ekip të ri drejtues.
Kreu i Nismës theksoi se partia e tij është e gatshme të kontribuojë në këtë proces, por vetëm nëse shihet një hap konkret dhe serioz drejt krijimit të një projekti të ri politik që qytetarët ta shohin si një mundësi reale. Limaj shtoi se aty ku është Nisma, është edhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

Leave a Reply