Më 1 nëntor, Policia e Kosovës mori një raportim për një incident në zonën e Leposaviqit, ku një shtetas serb i Kosovës, dyshohet se u plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe brenda territorit kosovar.
Sipas deklaratës së Policisë, vendi i ngjarjes ndodhet afër kufirit me Serbinë, në të ashtuquajturën pika zero, dhe për këtë çështje është informuar dhe bashkëpunuar me KFOR-in. Burime nga Arbresh.info identifikojnë viktimën si Milan Vukašinoviq, i punësuar në pikën kufitare Jarinjë.
Sipas një dëshmitari anonim, Milani ndodhej me automjetin e tij në fshatin Jelakce kur u sulmua nga persona të armatosur. Viktima më pas u dërgua në Spitalin e Prokupljes dhe më vonë në Nish për trajtim të mëtejshëm, ku raportohet se gjendja e tij është e rëndë.
Burime të tjera përmendin praninë e individëve nga Agjencia e Sigurisë Ushtarake të Serbisë në Kosovë gjatë këtij incidenti. Drejtori i Qendrës Klinike të Nishit, Zoran Perishiq, thuhet se ka ndaluar personelin e spitalit të japë informacione për gjendjen e Milanit.

Leave a Reply