Sindikalja e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK) ka bërë të ditur se më 06 nëntor 2025, në ora 11:00, do të organizohet një protestë para hyrjes së Kanalit të Parë të RTK-së.
Ky aksion vjen si pasojë e mosmarrjes së pagave nga punonjësit, për të dytën herë në tre muaj. Në njoftimin e SPERTK-së, theksohet se situata financiare e RTK-së ka sjellë pasiguri ekonomike për stafin, duke rrezikuar funksionimin normal të këtij institucioni publik.
Gjithashtu, është shprehur shqetësimi se kriza aktuale mund të pengojë përmbushjen e projekteve të rëndësishme që janë në interes të publikut. Sindikalistët i bëjnë thirrje të gjithë kolegëve të tyre që të marrin pjesë në protestë, duke theksuar se kjo është një betejë për dinjitet dhe të drejta ligjore, jo një protestë me qëllime politike.
Në rast se situata nuk përmirësohet, SPERTK paralajmëron bojkotimin e ngjarjeve të rëndësishme publike si një formë presioni për zgjidhjen e krizës së pagave. Po ashtu, SPERTK kërkon mbështetjen dhe mbulimin e protestës nga të gjitha mediat në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një akt solidariteti me punëtorët e RTK-së.

Leave a Reply