Në konferencën për shtyp të mbajtur sot, Luis Enrique foli për përballjen e ardhshme të Paris Saint-Germain me Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.
Trajneri i PSG-së theksoi se sfida do të jetë e vështirë përballë një ekipi të fuqishëm si Bayern, por shprehu besimin se, me mbështetjen e tifozëve në Parc des Princes, ekipi i tij mund të përmirësojë performancën dhe të përballojë presionin kundërshtar. Gjithashtu, Enrique u pyet për gjendjen e Ousmane Dembélé.
Ai konfirmoi se Dembélé ka marrë pjesë në të gjitha stërvitjet e fundit dhe ka luajtur në dy ndeshjet e fundit, duke shtuar se është gati për të luajtur, por mbetet për t’u parë sa gjatë do të qëndrojë në fushë.

Leave a Reply