Ministri Sveçla akuzon Serbinë për veprime destabilizuese ndaj Kosovës

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas një incidenti ku xhandarmëria serbe plagosi dhe më pas rrëmbeu një qytetar kosovar me inicialet M.V.

Ky akt është cilësuar si një tjetër përpjekje destabilizuese nga Serbia kundër Kosovës, duke sfiduar integritetin e saj territorial në zonën kufitare -0-, ku është i pranishëm edhe KFOR-i. Sveçla ka rikujtuar se ky nuk është rasti i parë i tillë, duke përmendur një incident të ngjashëm dy vite më parë kur forcat speciale serbe hynë në territorin kosovar dhe rrëmbyen tre policë të Kosovës.

Ai gjithashtu përmendi sulmin terrorist në Banjskë, duke theksuar se këto veprime janë pjesë e një politike të vazhdueshme terrori dhe dhune nga Serbia, e cila synon të shtypë zërat kundërshtarë të politikave të Aleksandër Vuçiqit në rajon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *