Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për veprim nga bota demokratike pas rrëmbimit të një qytetari serb nga xhandarmëria serbe në Leposaviq.
Ajo theksoi se këto veprime nga Serbia synojnë destabilizimin e paqes në rajon. Osmani kërkoi gjithashtu që politika në Kosovë të marrë një qëndrim të unifikuar për të mbrojtur vendin nga këto tendenca.
Sipas saj, Serbia shpërndan propagandë kundër të drejtave të serbëve në Kosovë, ndërsa sulmet ndaj qytetarëve që kundërshtojnë regjimin e Vuçiqit janë të papranueshme. Ndërkohë, Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kërkoi ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar.
Ai e cilësoi veprimin e Serbisë si agresiv dhe provokues, duke thënë se cënon integritetin territorial të Kosovës dhe kërkoi ndëshkime të qarta ndaj Serbisë për të parandaluar përsëritjen e akteve të tilla. Policia e Kosovës njoftoi se rrëmbimi ndodhi më 1 nëntor në zonën e njohur si “pika zero”, ku përgjegjës është KFOR-i.
Hetimet tregojnë se persona të maskuar kanë hyrë nga Serbia, kanë plagosur dhe rrëmbyer viktimën, duke e dërguar në Nish.

Leave a Reply