Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar qeverinë për bllokimin e qëllimshëm të buxhetit të komunës, duke e quajtur këtë një bllokadë politike.
Në kundërpërgjigje, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si të pavërteta. Murati ka sqaruar se problemi qëndron në faktin se komuna e Prishtinës nuk ka miratuar buxhetin për vitin 2025 brenda afateve ligjore.
Për rrjedhojë, pa këtë miratim në kohë, buxheti nuk mund të përfshihet në ligjin për ndarjet buxhetore të Kosovës. Ai ka shtuar se fondet janë alokuar sipas ndarjeve të vitit 2024, ashtu siç parashikohet nga ligji për komunat që nuk miratojnë buxhetin në kohë.
Për ta ilustruar këtë, Murati ka theksuar se gjatë viteve 2022-2024, Prishtina ka përmbyllur vitet me suficit të konsiderueshëm, duke lënë mjaftueshëm fonde të pashpenzuara.

Leave a Reply