Haradinaj: Kritikat për vizitën e Spiropalit ngjajnë me Serbinë

Nasim Haradinaj, ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, ka diskutuar për vizitën e ministres së Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, tek ish-presidenti Hashim Thaçi në Hagë gjatë një interviste në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Haradinaj e konsideroi këtë vizitë si një mbështetje të domosdoshme dhe njerëzore. Ai kritikoi ata që e cilësojnë si ndërhyrje politike, duke i krahasuar me qëndrimin e Serbisë, e cila gjithashtu e quan këtë një ndërhyrje politike.

Duke folur më tej, Haradinaj theksoi rëndësinë e udhëheqjes nga Shqipëria, duke e përshkruar si “vëllai i madh” që duhet të na udhëzojë. Megjithatë, ai vuri në dukje se, përveç mosndjekjes së shembullit të saj, shqiptarët shpesh zgjedhin ta kritikojnë atë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *