Një grua ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua, raporton Veriu.info.
Sipas raportit zyrtar të policisë, pas përkeqësimit të gjendjes, u thirr menjëherë ambulanca për ndihmë. Gruaja u transportua në QKUK, ku fatkeqësisht ndërroi jetë.
Ngjarja është regjistruar në orën 14:40, më 3 nëntor 2025, në Prishtinë. Trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, siç kërkohet nga prokurori.

Leave a Reply