Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ngriti shqetësime lidhur me koalicionet mes partive opozitare në zgjedhjet lokale.
Kurti vuri në dukje se në disa komuna, ku Vetëvendosje përballet me LDK-në ose PDK-në, këto parti po bashkohen kundër VV-së për të penguar ndryshimet në nivel lokal. Ai akuzoi LDK-në, PDK-në dhe AAK-në për marrëveshje të fshehta, duke theksuar se këto lëvizje minojnë demokracinë e brendshme të partive dhe i japin prioritet dëmtimit të Vetëvendosjes mbi zhvillimin lokal.
Sipas tij, këto parti janë të gatshme të mbështesin qeverisjet aktuale, të cilat më parë i kanë kritikuar ashpër, vetëm për të penguar avancimin e Vetëvendosjes.

Leave a Reply