Sondazhi i Brendshëm i VV-së: Arian Tahiri Kryeson me Mbi 50%, GUXO Reagon me Strategji të Ashpër ndaj Sami Lushtakut

Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një sondazh të brendshëm për të vlerësuar mbështetjen në komuna të ndryshme. Rezultatet e tij treguan se kandidati i GUXO-s, Faton Peci, pritet të humbasë në raundin e parë, ndërsa kandidati i PDK-së, Arian Tahiri, ka dalë i pari me mbi 50% të votave në Mitrovicë, duke e bërë të mundur mbylljen e garës pa balotazh.

Pas publikimit të sondazhit, partia GUXO ka ndryshuar strategjinë e saj, duke filluar sulme ndaj Arian Tahirit dhe duke përdorur figurën e Sami Lushtakut për të diskredituar kandidatin e PDK-së. Ky ndryshim strategjie vjen pasi GUXO më parë kishte vendosur të mos sulmonte Tahirin, me arsyetimin se kjo do të rriste njohjen e tij tek qytetarët.

Për zbatimin e kësaj strategjie janë krijuar disa faqe të reja në rrjetet sociale dhe profile fallco. Kjo qasje pason rezultatet e dobëta të Faton Pecit sipas sondazhit të Vetëvendosjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *