Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me Vjosa Osmanin.
Avdyli siguron Bajramin se Osmani nuk ka ndërmend të rikthehet në LDK, duke theksuar: “Mos u shqetëso, Vjosa nuk po vjen t’i zërë vendin.”
Sipas Avdylit, Bajrami shfaq xhelozi personale ndaj Osmanit, duke u ndjerë e penguar nga sukseset e saj. Ai kujton se gjatë kohës kur Osmani ishte pjesë e listës, ajo dilte e dyta për nga numri i votave, ndërsa Bajrami renditej në fund.
Avdyli gjithashtu komenton se Bajrami duket se e sheh LDK-në si pasuri private të dikujt dhe pohon se LDK ka pësuar rënie të ndjeshme në përkrahje, duke e fajësuar Bajramin dhe të tjerë për këtë situatë. Ai përmend se përveç Lutfi Hazirit, ai nuk e kupton sesi LDK ka mbetur në këtë gjendje.

Leave a Reply