Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka ngritur sërish shqetësimin për padrejtësitë e pretenduara të Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në përvjetorin e pestë të arrestimit të tyre.
Ai e konsideron Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin si figura kyçe në anën e drejtë të historisë, duke theksuar se ata kanë qenë aleatë të fuqishëm të perëndimit kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Në një postim në rrjetet sociale, Behrami ka theksuar se ngritja e aktakuzës ndaj Thaçit, Veselit dhe bashkëluftëtarëve të tyre synon të ndryshojë aleancat tradicionale me perëndimin, duke vënë në rrezik stabilitetin politik dhe sigurinë në rajon.
Ai siguron se përpjekjet për të ndryshuar këto aleanca nuk do të kenë sukses. Behrami ka përmendur se Thaçi dhe Veseli kanë qenë aleatë të ngushtë me liderë të tillë si Bill Clinton, Tony Blair, George Ë.
Bush dhe figura të tjera perëndimore, duke e cilësuar thirrjen e tyre për drejtësi si një apel për unitet dhe mbrojtje të dinjitetit kombëtar.

Leave a Reply