Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë shprehur shqetësime lidhur me higjienën në mensë, raportoi Insajderi.
Ata kanë deklaruar se kanë parë minj në këtë ambient, situatë që ka shkaktuar pakënaqësi mes tyre. Një video e realizuar nga studentët tregon një mi të pranishëm pranë zonës së shpërndarjes së ushqimit, duke konfirmuar kështu raportimet e tyre.
Kjo situatë ka ngritur pyetje mbi standardet e higjienës në këtë institucion. Gazeta Insajderi është përpjekur të marrë një reagim nga Drejtoria e Kuzhinës, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ana e tyre.

Leave a Reply