Festim Kutllovci, profesor universitar, e ka nisur ditën me Arian Tahirin, kandidatin për kryetar të Mitrovicës, raporton Gazeta Online Veriuinfo.
Kutllovci thekson se qyteti ka nevojë për një lider që bashkon dhe jo që ndan. Sipas tij, Arian Tahiri është një person me vlera kulturore, ide të mira dhe mendim përfshirës.
Ai e përshkruan Tahirin si një individ që e sheh Mitrovicën si një familje të madhe, ku çdo grupmoshë dhe komunitet gjen përfaqësim, nga të moshuarit me përvojë deri te të rinjtë plot energji dhe ide. Gjatë bisedës së tyre, Kutllovci ka ndjerë vizionin e qartë dhe përkushtimin e Tahirit për zhvillimin, bashkimin dhe dinjitetin e qytetit.
Ai beson se udhëheqësia e Tahirit nuk do të bëjë dallime partiake apo komunitetesh, por do të përqendrohet në punë dhe përkushtim për të mirën e përbashkët. Në përfundim, Kutllovci shprehet se Mitrovica ka nevojë për Arian Tahirin për një frymë të re dhe një udhëheqës që promovon unitetin.

Leave a Reply