Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është kryer me sukses një ndërhyrje komplekse për heqjen e një tumori mediastinal, i cili kishte përmasa prej rreth 16 centimetra.
Pacientja, një 67-vjeçare e identifikuar si F. D., përbënte një sfidë të veçantë për shkak të pozicionit të ngushtë të tumorit me organet jetësore në gjoks.
Ndërhyrja u realizua nga ekipi i mjekëve torakal, të cilët u mbështetën nga specialistët e Anestezionit dhe stafi tjetër mjekësor. Sipas njoftimit të SShUK-së, operacioni rezultoi i suksesshëm dhe pacientja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Ajo po monitorohet me kujdes nga stafi i klinikës për të siguruar një rikuperim të plotë.

Leave a Reply